Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shpëtoi tre persona nga aksidenti i rëndë, flet polici: Bëra detyrën, çdo polic do bënte të njëjtën gjë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/08/2025
in Lajme
0
Shpëtoi tre persona nga aksidenti i rëndë, flet polici: Bëra detyrën, çdo polic do bënte të njëjtën gjë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së premtes, efektivi i policisë rrugore Klajdi Mustaj sapo kishte mbyllur shërbimin në Vlorë dhe po kthehej në shtëpi në Fier kur në Qafën e Koshovicës u bë dëshmitar i një aksidenti   të cilin e përshkruan si të  tmerrshëm. Pa makina që fluturuan në ajër dhe njëra që shpërtheu në flakë.

“Kam parë dhe kam ndërhyrë në shume aksidente, por ai i mbrëmshmi me ka prekur, jam përfshirë emocionalisht shumë, jam në merak për djalin e vogël që nxora nga makina, lutem që ai të shërohet shpejt”, ka thënë ai për ABCnews.al.

 

Megjithëse i tronditur 26-vjeçari ruajti qetësinë dhe brenda pak sekondave nxori nga automjeti që po digjej, 4 personat që ndodheshin aty. Të parin shpëtoi një të mitur.

Klajdi Mustaj do të qëndronte në hije dhe ndoshta askush nuk do të mësonte për aktin e tij heroik, nëse momenti nuk do të ishte filmuar nga një qytetar i rastësishëm, video e te cilit beri xhiron e rrjetit.

 

“Është një betejë në të cilën dua të jem pjese, betejë me parregullsinë, me krimin dhe në mbrojtje të qytetarëve”, u shpreh ai.

Për veprimin e bërë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda e vlerësoi policing Klajdi Mustaj me certifikatën për shërbime të dalluara.

” Falënderoj z Proda për vlerësimin. Çdo polic do bënte të njëjtën gjë. Policia këtë ka si detyrë, të gjendet aty ka kanë nevojë qytetarët”, shprehet polici.

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej  dy vjetësh, qe kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

 

Mustaj ka përfunduar gjithashtu ciklin e parë të studimeve për shkenca juridike dhe aktualisht vijon studimet master.

Related

Previous Post

Edi Rama: Policia përfaqësohet nga heronj si Agim Troci e Klajdi Mustaj

Next Post

Risi në teknologjinë e baterive: Metoda e re për vlerësimin e SOC rrit saktësinë dhe shpejtësinë e rikuperimit

Next Post
Risi në teknologjinë e baterive: Metoda e re për vlerësimin e SOC rrit saktësinë dhe shpejtësinë e rikuperimit

Risi në teknologjinë e baterive: Metoda e re për vlerësimin e SOC rrit saktësinë dhe shpejtësinë e rikuperimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.