Shqipe Bajraktari, e diplomuar në fushën e edukimit, është kandidate për Asamblenë Komunale në Komunën e Prishtinës, si pjesë e listës së Nismës Socialdemokrate. Ajo garon me numrin 42 në listën zgjedhore të kësaj partie, që ka numrin 186 në fletëvotim.
Bajraktari vjen me përkushtim për çështjet arsimore dhe sociale, duke synuar të sjellë një zë të ri dhe të përgjegjshëm në qeverisjen lokale të kryeqytetit.