Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëri, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

Valon Arifi by Valon Arifi
19/06/2025
in Lajme
0
Shqipëri, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri është mbajtur sërish tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, ku janë dënuar sulmet dhe masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza, raporton Anadolu.

Tubimi me moton “Stop gjenocidit” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë nga disa organizata të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve.

Pjesë e tubimit ishin qindra qytetarë dhe aktivistë, përfshirë aktivistë të huaj pjesëmarrës në forumin mbi dialogun në rajonin Euro-Mesdhetar që po mbahet në Tiranë, të cilët kërkuan ndalimin e gjenocidit dhe luftës në Gaza.

Të pranishmit në tubim mbanin flamuj të Shqipërisë dhe Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndalo gjenocidin në Gaza”, “Palestina e lirë”, “Izrael mos vrit fëmijë”, “Të aplikohet zgjidhja me dy shtete”, “Ndalo vrasjen e fëmijëve të pafajshëm”, “Ndalo krimet e luftës të Izraelit në Gaza” dhe të tjera.

Aktivisti Floriar Arapi, një nga organizatorët e tubimit, gjatë fjalës së tij u shpreh se tubimi është i rëndësishëm për të dëshmuar vlerat njerëzore dhe për të mbrojtur humanizmin.

“Izraeli ka sfiduar OKB-në, shtetet e rajonit dhe të gjithë shtetet e botës, duke përfshirë edhe shtetet aleate të ngushta të tij, duke vazhduar gjenocidin më mizor dhe të pashembullt të dokumentuar të historisë”, theksoi ai.

Pas tubimit është organizuar edhe marshim, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për ndalimin e luftës dhe ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez në Gaza.

Në Shqipëri janë organizuar edhe më parë tubime të tjera në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez dhe për dënimin e sulmeve dhe masakrave të Izraelit ndaj palestinezëve.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 55.637 dhe ende ka edhe mijëra të vdekur nën rrënojat.

Related

Previous Post

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Next Post

Çfarë duhet të hamë kur ndjehemi keq?

Next Post
Çfarë duhet të hamë kur ndjehemi keq?

Çfarë duhet të hamë kur ndjehemi keq?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.