Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria përforcon partneritetin me qeverinë e Netanyahut në sigurinë kibernetike

Valon Arifi by Valon Arifi
07/08/2025
in Lajme
0
Shqipëria përforcon partneritetin me qeverinë e Netanyahut në sigurinë kibernetike
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në kuadër të përpjekjeve për të rritur qëndrueshmërinë kibernetike dhe për të ndërtuar partneritete strategjike ndërkombëtare, ka pritur sot një delegacion izraelit në një workshop dedikuar bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në fushën e sigurisë digjitale.

Drejtori i përgjithshëm i AKSK-së, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi me partnerët izraelitë, duke e cilësuar si thelbësor për krijimin e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike në Shqipëri. Sipas tij, përvoja dhe mbështetja që Izraeli ka ofruar në hartimin e strategjive dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale është një model i suksesshëm që i shërben sigurisë kombëtare.

Ndërkaq, Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, gjatë fjalimit të saj, vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në përballjen me sfidat digjitale. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të shtetit izraelit për përpjekjet e Shqipërisë në këtë fushë.

Në Workshop-in e organizuar morën pjesë përfaqësues nga institucione të larta të vendit si: Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Mbrojtjes, Parlamenti i Shqipërisë, Policia e Shtetit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, AKSHI, INSTAT dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja, diskutuan sfida aktuale dhe analizuan praktika të aplikueshme në forcimin e mekanizmave të reagimit ndaj incidenteve kibernetike.

Gjatë mbledhjes u diskutuan sfidat aktuale, u ndanë përvoja konkrete dhe u analizuan modele efektive për përmirësimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike.

Ky takim rikonfirmon vizionin për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Related

Previous Post

Sot protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale – qytetarët ftohen të bashkohen në sheshin “Skënderbeu”

Next Post

Ordinanca e njohur stomatologjike “Dini Dent” del në mbështetje të protestës për UÇK’n

Next Post
Ordinanca e njohur stomatologjike “Dini Dent” del në mbështetje të protestës për UÇK’n

Ordinanca e njohur stomatologjike “Dini Dent” del në mbështetje të protestës për UÇK'n

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.