Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria shënon përmirësi në indeksin për lirinë e shtypit

Valon Arifi by Valon Arifi
02/05/2025
in Lajme
0
Shqipëria shënon përmirësi në indeksin për lirinë e shtypit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka shënuar përmirësim të indeksit vjetor për lirinë e shtypit, sipas raportit të organizatës Reporterët pa Kufij për 2025. Shqipëria renditet në vend të 80 në botë nga 180 shtete, duke u përmirësuar me 19 vende nga viti 2024.

Megjithatë, raporti i RSF, thekson se ndër sfidat kryesore që lidhet me problemet me median në Shqipëri, është konflikti i interesit dhe pavarësia ekonomike.

“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”, thuhet në raport.

Në rajonin e Ballkanit, raporti thekson një rënie të përgjithshme të lirisë së medias. Mali i zi është vendi që qëndron i renditur më mirë, në vend të 37-të, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia. Edhe Kosova ka shënuar rënie të në indeksin vjetor të lirisë së medias duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Raporti i Reporterëve pa Kufij për 2025 për lirinë e medias në botë thekson se “një ndër faktorët kyç që po e dobëson median është presioni ekonomik, i lidhur ngushtë me përqendrimin e pronësisë, varësinë nga reklamuesit dhe mungesën e mbështetjes publike transparente”.

Sipas RSF, pa pavarësi ekonomike nuk mund të ketë shtyp të lirë, pasi mungesa e qëndrueshmërisë financiare i ekspozon mediat ndaj ndikimeve politike dhe interesave të ngushta të biznesit.

Related

Previous Post

Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

Next Post

Dihet identiteti i polices që u vetplagos me armë zyrtare, suspendohet nga puna

Next Post
Dihet identiteti i polices që u vetplagos me armë zyrtare, suspendohet nga puna

Dihet identiteti i polices që u vetplagos me armë zyrtare, suspendohet nga puna

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.