Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet për thirrjet antishqiptare

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/08/2025
in Lajme
0
Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen Maqedoni–Rumani, Mickoski i pranishëm, institucionet heshtin
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetime për nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit etnik, pas thirrjeve antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë. Incidenti ka ngjallur reagime të ashpra brenda dhe jashtë vendit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjatë ndeshjes, e cila ishte pjesë e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2027”, një grup tifozësh të pranishëm në sallë kanë brohoritur slogane si:
“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër” – thirrje këto që janë konsideruar si gjuhë e pastër urrejtjeje dhe kërcënim ndaj bashkëjetesës ndëretnike.

Në ndeshje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të qeverisë maqedonase, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili më pas dënoi incidentin.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë,” deklaroi Mickoski.

Megjithatë, ai tha se “nuk i kishte vënë re thirrjet” gjatë ndeshjes, duke e konsideruar incidentin si veprim të një “grupi të vogël personash”.

Thirrjet kanë shkaktuar indinjatë në opinionin publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët përbëjnë 24.3 për qind të popullsisë, sipas regjistrimit të fundit. Politikanë shqiptarë në vend kanë kërkuar hetim të thelluar dhe ndëshkim të autorëve, ndërsa qytetarët kanë bërë thirrje për ndalimin e gjuhës së urrejtjes në ngjarje sportive.

Prokuroria ka njoftuar se është duke mbledhur materiale dhe prova për të identifikuar përgjegjësit dhe për të vlerësuar nëse ka elemente të veprave penale që nxisin urrejtje, përçarje ose intolerancë nacionale, racore ose fetare.

Ngjarja vjen në një moment delikat për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, duke rikthyer në vëmendje sfidat e bashkëjetesës dhe nevojën për reagim institucional ndaj çdo forme diskriminimi apo nxitjeje urrejtjeje.

Related

Previous Post

Shkëndija përballet me Qarabagun: Besim dhe optimizëm para sfidës vendimtare

Next Post

“Zgjedhje të jashtëzakonshme”: Tre skenarët e mundshëm sipas Kadri Kryeziut, në pritje të vendimit të Kushtetueses

Next Post
“Zgjedhje të jashtëzakonshme”: Tre skenarët e mundshëm sipas Kadri Kryeziut, në pritje të vendimit të Kushtetueses

“Zgjedhje të jashtëzakonshme”: Tre skenarët e mundshëm sipas Kadri Kryeziut, në pritje të vendimit të Kushtetueses

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.