Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e Kryeministrisë pas një takimi maratonë që ka zgjatur rreth shtatë orë me zëvendëskryeministren e pezulluar, Belinda Balluku. Mbledhjes më vonë iu bashkua edhe deputeti socialist Ulsi Manja.
Pas përfundimit të diskutimeve, Rama është parë të largohet së bashku me komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet nesër.
Vizita e Kos dhe prania e Ramës në këtë dalje pas takimit të gjatë me Ballukun kanë ngjallur interes të madh në qarqet politike dhe mediatike.

