Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit?

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i kishte ndarë një subvencion Milos Dimitrijevic.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit?
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai mori 2,500 euro për blerjen e pajisjeve për prodhimin e rakisë, shkruan Insajderi.

Vendimi i vitit 2020 mban nënshkrimin e kryetarit Gazmend Muhaxheri.

“Lejohet ndihma prej 2500 euro për Milos Dimitrijevic nga mjetet e buxhetit komunal për financim për blerjen e makinave për prodhimin e rakisë“, thuhet në vendim.

Kush është Milos Dimitrijevic dhe lidhja e tij me SPS?

Dimitrijevic, është i njohur si një nga përfaqësuesit e strukturave paralele serbe në komunën e Pejës.

Ai në rrjete sociale shpërndan haptas aktivitetin e Partisë Socialiste e Serbisë (SPS), partisë së themeluar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Ai në të kaluarën është prezantuar edhe si “kryetar i komunës serbe të Pejës”.

Në anën tjetër, mediat serbe i referohen atij si anëtar i SPS, dhe sipas raportimeve ai ishte kandidat për deputet nga kjo parti. /Insajderi.org

 

Related

Previous Post

BE në përvjetorin e Banjskës: Arrestoni sulmuesit, shqetësuese pjesëmarrja e tyre në protesta në Serbi

Next Post

Trump pas takimit me udhëheqësit myslimanë: Do t’i japim fund luftës në Gaza

Next Post
Trump pas takimit me udhëheqësit myslimanë: Do t’i japim fund luftës në Gaza

Trump pas takimit me udhëheqësit myslimanë: Do t’i japim fund luftës në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.