Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Si në Teheran | Vetëvendosje sulmon ambasadat perëndimore se po ndëryjnë në institucionet e Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/03/2026
in Lajme
0
Si në Teheran | Vetëvendosje sulmon ambasadat perëndimore se po ndëryjnë në institucionet e Kosovës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Retorika e disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundër ambasadave të vendeve perëndimore, vazhdon të thellohet dhe të marrë permasa shqetësuese.

Në vend se të adresohen përmbajtësisht çështjet institucionale dhe juridike, disa figura të pushtetit kanë akuzuar, pa fakte, se diplomatët ndërkombëtarë po ndërhyjnë në punën e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kjo qasje, përveçse ngrit pikëpyetje për përgjegjësinë politike të deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, i afrohet një diskursi që më shpesh dëgjohet në regjime të mbyllura sesa në një shtet që aspiron integrimin euroatlantik.

Për më tepër, Republika e Kosovës është një shtet i themeluar para 18 vitesh, me mbështetjen e fuqishme të ambasadave (të QUINT-it) dhe të gjitha institucionet janë ndërtuar me mbështetjen e fuqishme të tyre, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Një nga deklaratat më të drejtpërdrejta erdhi nga deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. Ai akuzoi diplomatët për ndikim në gjykatë dhe kërkoi që ata të qëndrojnë larg këtij institucioni.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, shkruar Rrustemi në Facebookun e tij, më 11 mars 2026.

Në mbëshhtetje të Rrustemi, ka dalë deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, i cili deri para disa muajsh, ishte zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë Kurti 2. Sipas tij, ndërhyrjet e ambasadorëve në institucionet e Kosovës nuk janë diçka e pazakontë.

“Unë Adnanin nuk e kam parë qe disa ditë, por nuk e di pse po e merrni si befasi këtë, sepse duke e shtruar këtë pyetje po e ngritni zërin me një lloj çudie. Ajo që po dua të them është se, me gjasë, Adnani ka dëgjuar se ka informacion të saktë se diçka e tillë po ndodh”, tha Sallahu në emisionin Politiko.

Sipas tij, historikisht nuk është për t’u çuditur që të ketë ndërhyrje të tilla, pasi sipas tij, raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

“Historikisht nuk është për t’u çuditur, sepse ne e dimë se ka pasur ndërhyrje të tilla, qoftë në gjykatë, qoftë në institucione të tjera. Ju e dini nga kush, sepse në këtë shtet po jetojmë. Ka pasur ndërhyrje të ambasadorëve në shumë situata konkrete brenda institucioneve të Kosovës, nuk është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi Sallahu.

Strategjia e Lëvizjes Vetëvendosje, synon të parapërgatis opinionin publik në rast se Gjykata Kushtetuese nxjerr Aktgjykim që nuk do t’i përshtatet kërksave politike të Vetëvendosjes dhe kryeministrit, Albin Kurti, por ajo rrezikon të prodhojë klimë mosbesimi ndaj institucionve shtetërore dhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Pa asnjë përgjegjësi për peshën e fjalës, Vetëvendosje nuk njeh historinë, sipas së cilës Kosova është ndërtuar në një kontekst të mbështetjes së fortë të shteteve perëndimore dhe të pranisë së diplomacisë ndërkombëtare në konsolidimin e institucioneve demokratike, sulmet retorike ndaj ambasadorëve, pa prova konkrete për ndërhyrje, krijojnë një precedent të rrezikshëm: delegjitimimin e përfaqësisë ndërkmbëtare në Kosovë dhe zhvendosjen e përgjegjësisë nga politika tek faktorë të jashtëm.

Në këtë aspekt, diskursi i disa figurave të partisë në pushtet, tingëllojnë më afër retorikës së vendeve që e shohin diplomacinë perëndimore si armik politik sesa si partner strategjik.

AKTUALITETI POLITIK

Aktualisht, spektri politik dhe qytetarët, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentes, Vjosa Osmani, e cila më 6 mars 2026, mori vendim për shpërndarjen e Kuvendit.

Vetëm një ditë më herët, më 5 mars, Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e ri, ashtu siç parashihet në paragrafin 2 të nenit 86, ku thuhet se: “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill 2026.

Për Dekretin e Osmanit, është ankuar Qeveria e Republikës së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti. Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri në shqyrtimin e lëndës, më 31 mars 2026.

Osmani dhe Kurti erdhn në pushtet pas bashkimit të tyre në zgjedhejt e 14 shkurtit 2021, por kjo aleancë politike u shpërbë pas refuzimit të Kurtit për të mbështetur Osmanin për mandatin e dytë si president e Kosovës.

Protagonizmi i madh i Osmanit, veçanërisht në ngjarjet ndërkombëtare, penguan Kurtin dhe Vetëvendosjen, duke i dhënë fund edhe publikisht bashkimit të tyre politik plotë entuziazëm në dimrin e vitit 2020/2021.

 

Related

Previous Post

Pjetër Shala u dënua për vrasjen që s’e kishte kryer, Gjykata Supreme në Hagë ia mvesh “qëllimit kriminal” të UÇK-së

Next Post

Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017, pala e dëmtuar thotë në Apel se provat u analizuan në mënyrë selektive

Next Post
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017, pala e dëmtuar thotë në Apel se provat u analizuan në mënyrë selektive

Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017, pala e dëmtuar thotë në Apel se provat u analizuan në mënyrë selektive

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.