Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

SKANDAL: Kompanisë Meka i zbulohen mbi 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella

24/06/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
SKANDAL: Kompanisë Meka i zbulohen mbi 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta Online Veriu.info ka filluar publikimin e hulumtimit ku dëshmohet se rreth 20 kompani kosovare kanë tentuar ose kanë futur produkte ushqimore me përbërës të rrezikshëm deri tek përbërsit kancerogjen.

Veriu.info ka siguruar dokumentacionet nga AUV ku pas inspektimeve tek këto kompani ka gjetur se ato kanë futur produkte me përbërës të rrezikshëm.

Sot e kemi filluar me kompaninë “Meka Halal Food” me pronar Burim Pirajn, një kompani që pretendon në emrin e saj dhe në reklamat e saj se ofron për konsumatorë produkte “hallall”. Piraj madje nuk heziton të dalë në media dhe të tregojë se si iu jep punëtorëve të tij edhe pagat e 13-ta dhe 14-ta, por duket se çdo medalje e ka edhe anën e saj të errët.

Veriu.info ka siguruar vendimin e AUV ku dëshmohet se në depon e kompanisë “Meka Food” janë gjetur 20 mijë e 740 kg mish pule të infektuar me bakterin salmonellë, i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.

Në këtë vendim të siguruar AUV urdhër kompaninë “Meka” SHPK për kthimin në vendin e origjinës apo asgjësimin e lëndës së parë bazuar në rezultatin pozitiv me salmonellë.

Në arsyetimin e AUV thuhet se malli është inspektuar në depon e subjektit afarist “Meka Food” dhe është përpiluar një procesverbal me anë të të cilit është konstatuar se malli në fjalë është i kontaminuar me salmonellë dhe i njëjti nuk është për konsum njerëzor.

Më poshtë gjeni të plotë vendimin e AUV dhe arsyetimin:

Ky mish është importuar nga Rumania, më saktësisht nga kompania “SC Avicarvil Food & Distribution SRL” e cila në Rumani vite më parë kishte pasur skandal me mish të infektuar dhe madje edhe me evazion fiskal.

Veriu.info ka kontaktuar me pronarin e “Meka Food”, Burim Piraj, i cili është pyetur se çfarë ka ndodhur me ngarkesën e mishit të gjetur në depon e tij pas vendimit të AUV-it, ai ka thënë se mishi nuk është gjetur në depo dhe se ngarkesa është kthyer prapa nën kontrollin e plotë të AUV.

“Mishi nuk është gjetur në depo së pari! Mishi është importuar, dhe nga mostrat e marra në kufi për analizë ka dalë të jetë me salmonella. Për shkak të kostos së asgjësimit kemi kërkuar që malli të kthehet në origjinë. Malli nën kontrollin e plotë të AUV është ngarkuar dhe kthyer prapë!” – thuhet në përgjigjen e Pirajt për Veriu.info.

Por Veriu.info i ka dërguar sërish pyetje pronarit të kompanisë ku i ka bashkangjitur dëshmi të faqes 2 të vendimit të AUV-it ku thuhet se malli është inspektuar në depon e subjektit afarist.

Ai ka kthyer përgjigje duke thënë “Normal që është inspektuar , e ka kuptimin se agjensia kanë ardhë edhe e kanë inspektua para se të kthehet prapa, është gjetë në gjendje të ndarë ashtu siç është udhëruar të ruhet e të mos përdorët dhe më pas janë përpiluar dokumentet për kthim në origjinë.”

Pra siç edhe shihet Piraj bën një lojë fjalësh duke tentuar ta largojë vëmendjen nga depoja e kompanisë.

Related

Previous Post

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Gjilan, humb jetën një person

Next Post

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Next Post
Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
A duhet ta lajmë mishin para gatimit, përgjigjja mund t’ju habisë

A duhet ta lajmë mishin para gatimit, përgjigjja mund t’ju habisë

14/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Studim: Rënië e lartë e popullsisë në Gaza – mungojnë mbi 370 mijë persona

Studim: Rënië e lartë e popullsisë në Gaza – mungojnë mbi 370 mijë persona

25/06/2025
Lajm i mirë për bizneset- Gjykata Komerciale nxjerr edhe një vendim kundër ZRrE

Lajm i mirë për bizneset- Gjykata Komerciale nxjerr edhe një vendim kundër ZRrE

25/06/2025
“Pastrimi” rifillon punën

“Pastrimi” rifillon punën

25/06/2025
Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të armëpushimit Izrael-Iran

Pentagoni hedh dyshime mbi efektet e sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore iraniane

25/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Studim: Rënië e lartë e popullsisë në Gaza – mungojnë mbi 370 mijë persona

Studim: Rënië e lartë e popullsisë në Gaza – mungojnë mbi 370 mijë persona

25/06/2025
Lajm i mirë për bizneset- Gjykata Komerciale nxjerr edhe një vendim kundër ZRrE

Lajm i mirë për bizneset- Gjykata Komerciale nxjerr edhe një vendim kundër ZRrE

25/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info