12 tetor 2025, – Një skandal i rëndë është raportuar në komunën e Graçanicës gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme.
Në një Qendër të Votimit në fshatin Llapnasellë, është vërejtur një hartë e ish-regjimit serb, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë!
Sipas raportimeve të KosovaPress, ky material është ekspozuar brenda hapësirës ku po zhvillohet votimi, duke ngritur dyshime për shkelje flagrante të rregullave zgjedhore dhe provokim politik.
Gazetarët e agjencisë gjithashtu kanë evidentuar në shkollën “Milladin Mitiq” një mbishkrim tjetër skandaloz:
“Republikë e Serbisë – Krahinë Autonome Kosova Metohije”.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik, ndërsa pritet reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i institucioneve të sigurisë për këtë incident që cenon integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë.