Një tjetër premtim i parealizuar po i kthehet në bumerang kryetarit aktual dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Kamenicën, Kadri Rrahimaj. Ai kishte premtuar që shkollat e komunës do të pajiseshin me tabela të mençura interaktive, por në vend të tyre janë blerë televizorë “smart”.
Banorët dhe mësimdhënësit në disa shkolla të Kamenicës kanë reaguar duke thënë se “projekti për modernizimin e arsimit” është kthyer në farsë, pasi televizorët e blerë nuk kanë as funksione interaktive dhe as përdorim praktik në procesin mësimor.
“Në vend të teknologjisë që ndihmon mësimin, kemi televizorë për shfaqje imazhesh. Premtimi ishte për tabela digjitale, jo për pajisje për marketing,” – ka ironizuar një mësues i shkollës “Fan Noli” në Kamenicë.
Ky veprim ka ngjallur reagime edhe në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë akuzuar Rrahimajn për “manipulim elektoral me emrin e digjitalizimit”.