Seanca e 21 marsit ka dështuar të mbahet pasi të akuzuarit nuk janë paraqitur. E vetmja që ishte paraqitur në seancë ishte ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ende nuk dihet nëse në seancë do të jetë ministrja në detyrë pasi që e njëjta është e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, dhe se seanca konstituive e Kuvendit, do të fillojë në ora 10:00.
Ndryshe, në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.