Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

Valon Arifi by Valon Arifi
01/07/2025
in Lajme
0
Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e betuar sot për të 40-tën herë do të tentojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i seancës pritet të nisë nga ora 11:00, njofton Periskopi.

Në seancën e kaluar, pati një debat më të ashpër mes kryesuesit Avni Dehari, dhe tri deputeteve të ish-opozitës.

Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë.

Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj.

Kryesuesi i seancës, rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati.

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari. paralajmëroi vazhdimin e saj të martën, më 1 korrik, në orën 11:00.

Derisa në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i thërrasë liderët e partive politike në takime gjatë ditëve në vijim, për shkak të situatës me ngërçin politik.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i thërrasë liderët e partive politike në takime gjatë ditëve në vijim”, ka konfirmuar ai.

Më tej, ai theksoi se presidentja Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata.

“Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, ka thënë ai.

Related

Previous Post

Danimarka merr presidencën e Këshillit të BE-së: Fokus në siguri, ekonomi dhe tranzicionin e gjelbër

Next Post

Liderët e Ballkanit Perëndimor sot mblidhen në Shkup, Plani i Rritjes në fokus

Next Post
Liderët e Ballkanit Perëndimor sot mblidhen në Shkup, Plani i Rritjes në fokus

Liderët e Ballkanit Perëndimor sot mblidhen në Shkup, Plani i Rritjes në fokus

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.