Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Specialja ende pa vendim nëse Salih Mustafës do t’i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait

Enesa Veseli by Enesa Veseli
25/12/2025
in Lajme
0
Specialja ende pa vendim nëse Salih Mustafës do t’i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë deklaruar rreth asaj se a do t’i lejohet Salih Mustafës – Calit, që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në një përgjigje nga Specialja thuhet se Mustafa kërkesën e ka dorëzuar, të hënën më 22 dhjetor.

“Gjyqtari mori në shqyrtim kërkesën të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, u lëshua një vendim që kërkonte informacione të mëtejshme, i cili u dha të martën, më 23 dhjetor. Në kohën kur babai i z. Mustafa ndërroi jetë, ende duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme te gjyqtari i vetëm”, thuhet në përgjigje.

DhSK-ja tregoi edhe proceduralisht se si shqyrtohet një kërkesë e tillë.

“Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur është bërë kërkesa me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla si kjo. Ata vendosin bazuar në kornizën ligjore të DHSK-së dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet tutje në përgjigjen për Klankosova.tv.

Specialja ndër të tjera, thotë se është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë.

“Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse z. Mustafa ka bërë ndonjë kërkesë shtesë për të shprehur respektin”.

Salih Mustafës, nuk iu lejua nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij, ndonëse e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Babai i Calit, Jahja Mustafa ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00 në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Related

Previous Post

Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska

Next Post

Rasti i vilave ilegale në Stankaj shkon në Gjykatën Supreme, Prokuroria kërkon mbrojtje të ligjshmërisë

Next Post
Rasti i vilave ilegale në Stankaj shkon në Gjykatën Supreme, Prokuroria kërkon mbrojtje të ligjshmërisë

Rasti i vilave ilegale në Stankaj shkon në Gjykatën Supreme, Prokuroria kërkon mbrojtje të ligjshmërisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.