Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Specialja: Gjykata e Hagës mban përgjegjës individët, jo grupet etnike, organizatat apo komunitetet

Zëdhënësit e Gjykatës Speciale, Michael Doyle dhe Angela Griep, kanë mbajtur sot një konferencë për media për gazetarë nga Kosova, lidhur me procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e për të cilin në Kosovë po bëhen kritika të mëdha.

Valon Arifi by Valon Arifi
03/04/2025
in Lajme
0
Specialja: Gjykata e Hagës mban përgjegjës individët, jo grupet etnike, organizatat apo komunitetet
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësit kanë thënë se Gjykata është e themeluar në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe përgjigjet rreth legjitimitetit të saj janë në Kushtetutën e Kosovës. Ata thonë se duan që njerëzit të kuptojnë se roli i Gjykatës është që të japë gjykime të drejta, të paanshme dhe të pavarura raportoi Express.

“Gjykata është themeluar në bazë të Kushtetutës së Kosovës që doli nga marrëveshja ndërkombëtare me Kosovën. Pyetja rreth legjitimitetit të Gjykatës gjen përgjigje në Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, kur bëhet fjalë për legjitimitetin, ne duam që njerëzit të kupton që roli i kësaj Gjykate është që të japë gjykime të drejta, të pavarura dhe të paanshme për individët të cilët Prokuroria Speciale i ndjek, apo për të mbrojtur dëshmitarët dhe për të siguruar të drejtat dhe dinjitetin e viktimave”, kanë thënë atë në konferencën për media.

Tutje ata kanë theksuar se Gjykata Speciale merret vetëm me përgjegjësi penale individuale dhe se Dhomat e Specializaura mbajnë përgjegjës “vetëm individët për krimet me të cilat ngarkohen në aktakuzë” dhe jo “grupet etnike, organizata apo komunitete”.

Në këtë konferencë zëdhënësit kanë përmendur edhe ankesën që mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë ndaj gjyqtarëve për pyetjet që kanë bërë ndaj dëshmitarëve dhe për përgjigjen që gjyqtarët kanë pasur ndaj kësaj ankese.

“Gjyqtarët rikujtuan se në bazë të Rregullores së Punës dhe provave atyre u lejohet apo edhe kërkohet që të bëjnë pyetje pasi që është detyrë e tyre të përcaktojnë të vërtetën. Kufizimi i aftësisë së tyre për të bërë pyetje do të ndërhynte në rolin e tyre si një gjetës neutral i fakteve”./Express/

Related

Previous Post

Krerët e BE thirrje për të “bojkotuar” SHBA-n, Scholz: Një sulm ndaj rendit tregtar

Next Post

Tarifat për mallrat e importuar, Trump: Operacioni mbaroi, pacienti po shërohet dhe do të dalë më i fortë!

Next Post
Tarifat për mallrat e importuar, Trump: Operacioni mbaroi, pacienti po shërohet dhe do të dalë më i fortë!

Tarifat për mallrat e importuar, Trump: Operacioni mbaroi, pacienti po shërohet dhe do të dalë më i fortë!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.