Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar në Nju Jork me homologen e saj nga Shqipëria, Elisa Spiropali, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Të dyja ministret u shfaqën të veshura në ngjyrat kombëtare, kuq e zi, çka nuk kaloi pa u vërejtur. Elisa Spiropali tha se kjo nuk ishte vetëm një rastësi, por një simbolikë e fortë e unitetit dhe bashkimit kombëtar.
“Jo vetëm rastësi veshja kuq e zi”, theksoi Spiropali, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është më i domosdoshëm se kurrë.