Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Teknologji

Spotify hyn në botën e lojërave me një lojë mini golfi para lansimit të ‘Happy Gilmore 2’

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/07/2025
in Teknologji
0
Spotify hyn në botën e lojërave me një lojë mini golfi para lansimit të ‘Happy Gilmore 2’
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Netflix dhe Spotify janë bashkuar për të lançuar një lojë me temë golfi, si mënyrë për të promovuar “Happy Gilmore 2,” vazhdimin e filmit komedi të Adam Sandler-it nga viti 1996, i cili do të jetë në Netflix këtë të premte, më 25 korrik.

Ky partneritet shënon një hap të ri për Spotify, pasi platforma muzikore nuk kishte bashkëpunuar më parë me një kompani tjetër për të krijuar një eksperiencë lojërash brenda aplikacionit të saj.

Lojërat janë një fushë që Spotify-ja e ka neglizhuar më parë, prandaj ky bashkëpunim me gjigantin e transmetimit është i rëndësishëm, edhe nëse vetëm për një fushatë promocionale, sepse mund të shërbejë si një test për të parë nëse përdoruesit e mirëpresin këtë eksperiencë. Duke qenë se loja lidhet me një film kult të dashur, kjo gjithashtu paraqet një mundësi unike për të rritur angazhimin e përdoruesve.

Spotify njofton se ka zhvilluar lojën në bashkëpunim me MiK Studio.

Loja e re, e titulluar Happy Gilmore 2 Tournament, është e disponueshme ekskluzivisht brenda aplikacionit të Spotify. Për të luajtur, përdoruesit duhet të përmirësojnë goditjen e tyre të golfit duke trokitur në pajisje ndërsa përpiqen të përfundojnë të tre vrimat.

Lojë ofron gjithashtu një përvojë unike audio-vizuale, me klipe audio nga filmi që aktivizohen pasi përdoruesit përfundojnë çdo rundë, së bashku me një listë personale të këngëve të gëzuara, të krijuar posaçërisht për secilin përdorues. Gjithashtu, lojtarët mund të zbulojnë “Easter eggs” si këpucët e Happy-t, shkopin e tij të hokejit dhe një aligator.

Në fund të përvojës, përdoruesit mund të shikojnë trailer-in zyrtar të “Happy Gilmore 2” dhe të ndajnë listën e tyre të këngëve dhe rezultatin përfundimtar në rrjetet sociale.

Në të kaluarën Spotify ka lançuar një lojë të fshehur si “Easter Egg” në platformën e saj, lojën Eat This Playlist, një variant i lojës klasike Snake, ku lojtarët kontrollojnë një gjarpër që rritet dhe shmang pengesat. Por kjo është hera e parë që Spotify bashkëpunon me një kompani tjetër për të krijuar një eksperiencë të plotë lojërash.

Related

Previous Post

Përdorimi i smartfonëve para moshës 13-vjeç lidhet me mendime vetëvrasëse dhe agresivitet te fëmijët

Next Post

Vapë përvëluese në rajon: Të premten pritet kulmi i temperaturave deri në 40°C

Next Post
Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Vapë përvëluese në rajon: Të premten pritet kulmi i temperaturave deri në 40°C

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.