Studenti i Fakultetit Filozofik nga Mitrovica e Kosovës, Dimitrije Rakoqevic, deklaroi sot se institucionet arsimore serbe në Kosovë, veçanërisht studentët, po përballen me pasoja serioze si rezultat i funksionimit të dy sistemeve paralele.
Duke folur në një tubim studentor të mbajtur në Mitrovicën e Kosovës, Rakočević tha se, sipas tij, njëri sistem i ka braktisur, ndërsa tjetri nuk i njeh si studentë, por i trajton si të huaj dhe qiramarrës, duke pretenduar si te braktisur nga Sërbia e të mos njohur nga Kosova.
Ai theksoi se studentët dhe institucionet arsimore janë bërë viktima të rrethanave politike dhe institucionale, duke u gjendur në një situatë pasigurie për të ardhmen e tyre akademike.
Tubimi u organizua me rastin e përvjetorit të tubimit të parë përkujtimor të studentëve, të mbajtur në Mitrovicën e Kosovës, në shenjë kujtimi për tragjedinë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, kur nga shembja e një strehe humbën jetën 16 persona.
Ndërkohë, gjatë këtij tubimi, si temë qendrore u theksua edhe çështja e së ardhmes së Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme, pas njoftimeve të fundit lidhur me integrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në kuadër të sistemit institucional të Kosovës./Qendra.INFO

