Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Studim: Diagnostikimi i diabetit mund të bëhet thjesht me një frymëmarrje

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/08/2025
in Shëndeti
0
Studim: Diagnostikimi i diabetit mund të bëhet thjesht me një frymëmarrje
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ekip studiuesish në Universitetin Penn State ka zhvilluar një sensor inovativ, i cili mund të diagnostikojë diabetin dhe para-diabetin brenda pak minutash, vetëm përmes një mostre të frymës.

Rezultatet e studimit u publikuan në Chemical Engineering Journal.

Aktualisht, një në pesë të rritur me diabet në SHBA nuk e di që e ka këtë gjendje, ndërsa diagnostikimi shpesh kërkon analiza laboratorike dhe vizita të kushtueshme.

Sensori i ri i udhëhequr nga profesori Huanyu “Larry” Cheng, funksionon duke zbuluar nivelet e acetonit në frymë – një nënprodukt i djegies së yndyrave.

Nivelet mbi 1.8 pjesë për milion tregojnë prani të diabetit, shkruan MedicalXpress .

“Ndryshe nga metodat që kërkojnë gjak ose djersë, ky sensor ka nevojë vetëm për një frymëmarrje në një qese dhe pas disa minutash jep rezultatin,” shpjegon Cheng.

Për ta bërë këtë të mundur, ekipi përdori një material të quajtur grafen i induktuar nga lazeri, i kombinuar me oksid zinku, që rrit ndjeshmërinë dhe selektivitetin e sensorit ndaj acetonit, duke shmangur ndërhyrjen e molekulave të tjera si uji, që është i pranishëm në frymëmarrje.

Aktualisht, pajisja funksionon vetëm kur përdoret një qese për të shmangur faktorët mjedisorë, por studiuesit po punojnë që ajo të integrohet në maska ose të vendoset direkt nën hundë për përdorim më praktik.

Sipas Cheng, ky sensor jo vetëm që mund të thjeshtojë diagnostikimin e diabetit, por në të ardhmen mund të ndihmojë edhe në monitorimin e ndikimit të dietës dhe ushtrimeve fizike në shëndetin e individit.

Related

Previous Post

PLANI I PAQES: Zonë pa Fluturime dhe Trupa në Tokë… Saktësisht si SHBA-ja dhe Evropa Mund të Hedhin një “Unazë Çeliku” Rreth Ukrainës për të Ndaluar Masakrën e Vladit

Next Post

Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, Artur Zheji

Next Post
Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, Artur Zheji

Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, Artur Zheji

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.