Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Studim: Gjumi i rregullt mund të përmirësojë rikuperimin nga insuficienca kardiake

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/08/2025
in Shëndeti
0
Studim: Gjumi i rregullt mund të përmirësojë rikuperimin nga insuficienca kardiake
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i Universitetit Shkencor dhe Shëndetësor të Oregonit sugjeron se pacientët që rikuperohen nga insuficienca kardiake duhet t’i kushtojnë rëndësi orarit të rregullt të gjumit.

Hulumtimi, i publikuar në JACC Advances, tregoi se personat me gjumë të parregullt kishin mbi dyfish rrezik për një ngjarje klinike brenda gjashtë muajve pas daljes nga spitali, si rikthim në urgjencë, shtrirje apo edhe vdekje.

Nga 32 pacientë të përfshirë në studim, 21 përjetuan një ngjarje klinike, prej të cilëve 13 kishin gjumë të parregullt kundrejt tetë me orar të rregullt, shkruan MedicalXpress.

Rreziku i shtuar mbeti i lartë edhe pas marrjes parasysh të faktorëve të tjerë shëndetësorë.

Autorët theksojnë se përveç trajtimeve mjekësore, një orar i qëndrueshëm i gjumit mund të shërbejë si masë e thjeshtë dhe me kosto të ulët për të ulur rreziqet tek pacientët me probleme kardiake.

Sipas studiuesve, hapi i radhës është zgjerimi i kërkimit në një grup më të madh pacientësh për të parë nëse përmirësimi i gjumit ndikon drejtpërdrejt në uljen e ngjarjeve klinike.

Related

Previous Post

AP: FBI bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, John Bolton

Next Post

OpenAI hap zyrë në Nju Delhi ndërsa zgjeron praninë e saj në Indi

Next Post
OpenAI hap zyrë në Nju Delhi ndërsa zgjeron praninë e saj në Indi

OpenAI hap zyrë në Nju Delhi ndërsa zgjeron praninë e saj në Indi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.