Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Studim: Mbi gjysma e pacientëve me dhimbje kronike ndalojnë përdorimin e kanabisit mjekësor brenda vitit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/08/2025
in Shëndeti
0
Studim: Mbi gjysma e pacientëve me dhimbje kronike ndalojnë përdorimin e kanabisit mjekësor brenda vitit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri nga Rothman Institute Foundation në Filadelfia ka zbuluar se më shumë se gjysma e pacientëve të certifikuar për përdorim të kanabisit mjekësor në trajtimin e dhimbjeve kronike muskulore dhe kockore, e ndërpresin terapinë brenda një viti.

Sipas të dhënave të publikuara në revistën PLOS One, 57.9% e pacientëve nuk e kanë vazhduar trajtimin, ndërsa gati gjysma e tyre kanë hequr dorë që në tre muajt e parë.

Studimi thekson se mosha është faktori kryesor që ndikon në këtë vendim. Pacientët që e ndërprenë përdorimin e kanabisit mjekësor kishin një moshë mesatare prej 71.5 vjeç, krahasuar me 64.5 vjeç tek ata që vijuan trajtimin. Në anën tjetër, lloji i dhimbjes apo gjendja shëndetësore fillestare nuk dolën të ishin përcaktues.

Ekspertët mjekësorë vlerësojnë se arsyet e ndërprerjes lidhen me një kombinim faktorësh: pakënaqësia me efektet, kostoja e lartë, efektet anësore si dhe orientimi drejt trajtimeve alternative.

Autorët e kërkimit nënvizojnë se rezultatet ngrenë pikëpyetje mbi efektivitetin afatgjatë të kanabisit mjekësor, veçanërisht tek pacientët e moshuar. Ata sugjerojnë nevojën për studime më të gjera që do të ndihmojnë të përcaktohet se cilët pacientë përfitojnë më shumë nga ky trajtim.

Related

Previous Post

Studim: Puberteti i hershëm dhe lindja e hershme lidhen me rrezik më të lartë për sëmundje kronike

Next Post

Si duhet të veshen fëmijët në verë?

Next Post
Si duhet të veshen fëmijët në verë?

Si duhet të veshen fëmijët në verë?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.