Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Studim: Puberteti i hershëm dhe lindja e hershme lidhen me rrezik më të lartë për sëmundje kronike

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/08/2025
in Shëndeti
0
Studim: Puberteti i hershëm dhe lindja e hershme lidhen me rrezik më të lartë për sëmundje kronike
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri nga Buck Institute for Research on Aging ka zbuluar se vajzat që kalojnë pubertetin para moshës 11 vjeçare ose gratë që lindin para moshës 21 vjeçare kanë një rrezik dukshëm më të lartë për probleme serioze shëndetësore në moshë të rritur.

Sipas studimit, këto gra kanë dyfish rrezikun për të zhvilluar diabet tip 2, insuficiencë kardiake dhe obezitet, si dhe katërfish rrezikun për çrregullime të rënda metabolike.

Nga ana tjetër, puberteti dhe lindja në moshë më të vonshme lidhen me jetëgjatësi më të madhe, plakje më të ngadaltë dhe më pak rrezik për sëmundje të moshës si diabeti apo Alzheimeri, shkruan MedicalXpress.

Profesor Pankaj Kapahi, autori kryesor i studimit, thekson se këto gjetje kanë rëndësi të madhe për shëndetin publik.

Ai thotë se historia e menstruacioneve dhe e lindjeve, edhe pse mblidhet rregullisht në kujdesin shëndetësor, shpesh nuk merret në konsideratë përtej fushës së gjinekologjisë, ndërkohë që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin afatgjatë të grave.

Studimi analizoi të dhënat e gati 200 mijë grave në Mbretërinë e Bashkuar dhe identifikoi mbi 120 shënues gjenetikë që lidhen me plakjen dhe sëmundjet metabolike.

Shkencëtarët vlerësojnë se një faktor ndërmjetësues kryesor është indeksi i masës trupore (BMI), pasi puberteti dhe lindja e hershme shpesh çojnë në peshë më të lartë, duke shtuar rrezikun për diabet dhe obezitet.

Ekspertët sugjerojnë se kontrolli i peshës, ushqyerja e shëndetshme dhe monitorimi i hershëm mjekësor mund të ndihmojnë gratë që kanë pasur pubertet apo lindje të hershme, për të zvogëluar pasojat afatgjata në shëndet.

Related

Previous Post

Veterani që e larguan nga puna: Luani s’iu ka dorëzu serbëve, e lëre Faruk Mujkës

Next Post

Studim: Mbi gjysma e pacientëve me dhimbje kronike ndalojnë përdorimin e kanabisit mjekësor brenda vitit

Next Post
Studim: Mbi gjysma e pacientëve me dhimbje kronike ndalojnë përdorimin e kanabisit mjekësor brenda vitit

Studim: Mbi gjysma e pacientëve me dhimbje kronike ndalojnë përdorimin e kanabisit mjekësor brenda vitit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.