Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Studimet e reja rrëzojnë mitin e konsumit të moderuar të alkoolit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/08/2025
in Shëndeti
0
Studimet e reja rrëzojnë mitin e konsumit të moderuar të alkoolit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për vite me radhë, një gotë verë me darkë apo një koktej fundjave është parë jo vetëm si i pranueshëm, por edhe i dobishëm për shëndetin.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo ide është tashmë e vjetëruar.

Ekspertë nga Stanford Medicine theksojnë se nuk ka prova të forta që alkooli, edhe në sasi të vogla, sjell përfitime shëndetësore.

Përkundrazi, hulumtimet e fundit tregojnë se rrit rrezikun e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe dëmtimeve të mëlçisë e trurit.

Një studim i vitit 2024 me mbi 135 mijë persona mbi 60 vjeç tregoi se edhe pirja e moderuar lidhet me rritje të vdekshmërisë, sidomos nga kanceri, shkruan MedicalXpress.

Shkencëtarët theksojnë se alkooli metabolizohet në acetaldehid, një substancë që dëmton ADN-në dhe rrit rrezikun për kancer të gojës, fytit, ezofagut, zorrës së trashë dhe gjirit tek gratë.

Sipas tyre, nocioni i “pirjes së moderuar” është i rrezikshëm, pasi efektet ndryshojnë nga individi në individ në varësi të moshës, gjinisë, gjendjes shëndetësore dhe faktorëve gjenetikë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë deklaron se asnjë sasi alkooli nuk është plotësisht e sigurt.

Ndërkohë, vende si Kanadaja kanë ulur rekomandimet në jo më shumë se dy pije në javë, ndërsa po shtohen thirrjet që pijet alkoolike të mbajnë paralajmërime për rrezikun e kancerit – njësoj si duhani.

Ekspertët këshillojnë qytetarët që ta shohin konsumin e alkoolit si një zgjedhje me rrezik, jo si zakon të padëmshëm. Siç thotë profesori Randall Stafford:

“Nuk kemi prova të forta për ndonjë përfitim, por kemi prova të forta për dëmet. Sasia e vetme plotësisht e sigurt është zero.

Related

Previous Post

GJKKO lë në burg Ilir Metën: “Rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët” – Pozita e tij rëndohet pas marrjes të pandehur

Next Post

Kivi i gjelbër bëhet fruti i parë me pretendim shëndetësor të miratuar nga BE-ja

Next Post
Kivi i gjelbër bëhet fruti i parë me pretendim shëndetësor të miratuar nga BE-ja

Kivi i gjelbër bëhet fruti i parë me pretendim shëndetësor të miratuar nga BE-ja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.