Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ekuadorin dhe opinionin ndërkombëtar, pasi një grup personash të armatosur ka sulmuar gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli në ishullin Mocoli.
Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur në një zonë rezidenciale elitare, ku gjatë ndeshjes disa persona të armatosur kanë hyrë në fushë dhe kanë hapur zjarr, duke shkaktuar viktima.
Mediat lokale bëjnë të ditur se në sulm kanë marrë pjesë rreth 10 persona të armatosur rëndë. Ngjarja është regjistruar edhe në video, pamje të cilat kanë qarkulluar në rrjete sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta për shkak të natyrës së rëndë të incidentit.
Autoritetet ekuadoriane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje zyrtare për motivet e sulmit apo identitetin e autorëve.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike dhe nivelin e dhunës në vend.

