Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sulmi me thikë në kolegjin Essne: Nxënësi kosovar qëllohet nga policia

Valon Arifi by Valon Arifi
05/09/2025
in Lajme
0
Sulmi me thikë në kolegjin Essne: Nxënësi kosovar qëllohet nga policia
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë profesionale në qytetin e Essen-it, ku një mësuese u godit me thikë nga një nxënës, autoritetet gjermane kanë dhënë informacion të ri lidhur me incidentin.

Sipas burimeve të gazetës BILD, sulmuesi – një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova – është qëlluar nga policia disa kilometra larg vendit të ngjarjes, pasi u përpoq të sulmonte edhe forcat speciale të ndërhyrjes së shpejtë (SEK). I riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar nga ekipet e urgjencës.

Mësuesja e plagosur rëndë në stomak është dërguar menjëherë në spitalin universitar, ku sipas të dhënave më të fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo u sulmua brenda ambienteve të shkollës, në zonën e njohur si Bildungspark në Nordviertel të Essen-it.

Pas sulmit, brenda shkollës ka shpërthyer paniku. Disa dhjetëra nxënës janë vetë-mbyllur në klasat e tyre duke ndjekur protokollet e alarmit për sulm të armatosur. Ndërkohë, dhjetëra të tjerë janë trajtuar nga ekipet mjekësore për gjendje shoku, pasi ishin dëshmitarë të drejtpërdrejtë të sulmit ose ndihmuan në ofrimin e ndihmës së parë për viktimën./Periskopi/

Related

Previous Post

Bastiset një poligon armësh në Fushë-Kosovë, konfiskohen 14 leje armësh në emër të pronarit

Next Post

Kosova e nis sonte misionin për kualifikim në Botëror, përballet me Zvicrën në Basel

Next Post
Kosova e nis sonte misionin për kualifikim në Botëror, përballet me Zvicrën në Basel

Kosova e nis sonte misionin për kualifikim në Botëror, përballet me Zvicrën në Basel

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.