Fotografia e siguruar nga Qendra.info tregon një magnet në formë harte të Serbisë, pa Kosovën, duke u paraqitur si një territor i ndarë.
Ky detaj ka ngjallur vëmendje, pasi për vite të tëra produktet e tilla janë përdorur për të përforcuar narrativën serbe se Kosova është pjesë e territorit të saj.
Heqja e Kosovës nga harta në suveniret që tashmë qarkullojnë në tregun turistik serb shihet nga disa si shenjë e ndryshimit të qasjes së brendshme, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një hap kontradiktor ndaj retorikës së vazhdueshme zyrtare të Beogradit.
Ky fenomen pritet të nxisë reagime, si brenda Serbisë, ashtu edhe në Kosovë, duke hapur pyetje mbi arsyet pse prodhuesit e suvenireve kanë zgjedhur të mos e përfshijnë Kosovën në hartën e shtetit serb.