Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Syla këshilla LDK’së për problemet dhe humbjet: PDK ka gabime por s’është fajtore, këtë energji e ka instaluar Osmani, Bulliqi e Gërvalla

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka folur edhe njëherë për zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku rrjedhën disa mesazhe mes anëtarëve të kësaj partie, e që për këtë, krejt jashtë logjikës, nuk ka munguar as akuzat në drejtim të PDK’së nga akter të LDK’së, e që një gjë të tillë jemi mësuar edhe në të kaluarën ta shohim, shkruan Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
02/04/2025
in Lajme
0
Syla këshilla LDK’së për problemet dhe humbjet: PDK ka gabime por s’është fajtore, këtë energji e ka instaluar Osmani, Bulliqi e Gërvalla
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Syla përmes një reagimi ka thënë se kërkimi i fajtorit të PDK për problemet e brendshme dhe humbje është politike dëshpëruese nga ana e LDK’së.

Tutje Syla tha se votuesit që tashmë i ka humbur LDK, janë për fajin e Vjosa Omanit, Donaika Gërvallës dhe ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, dhe diskursit të tij kur akuzonte PDK’në, e përfundonte duke bërë koalicion po më PDK’në.

Syla përmes një reagimi ka thënë se kërkimi i fajtorit të PDK për problemet e brendshme dhe humbje është politike dëshpëruese nga ana e LDK’së.

Tutje Syla tha se votuesit që tashmë i ka humbur LDK, janë për fajin e Vjosa Omanit, Donaika Gërvallës dhe ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, dhe diskursit të tij kur akuzonte PDK’në, e përfundonte duke bërë koalicion po më PDK’në.

Ndërsa sa i përket gabimeve të PDK’së, Syla ka thënë se kjo parti ka gabuar disa herë me partneri ne koalicionit, e sidomos njëherë me LDK’në.

Ndërsa ka shtuar se PDK nuk mund të jetë assesi fajtore sa i përket problemeve e humbjes së LDK’së, dhe ka shtuar se këtë energji e ka instaluar Osmani, Bulliqi e Gërvalla.

“Po, PDK i ka behanet e mangësitë e veta. Po, ka gabuar disa here me partnerë të koalicionit dhe një herë sidomos me LDK’në…por PDK, kurrsesi nuk mund të jetë fajtore e as karburant elektoral për LDK’në sepse këtë energji e ka inkasuar Pridnon e Vjosa Osmani, Bulliqi, Gërrvalla e madje edhe Peci. Andaj kopijimi i tyre apo klonimi i tyre nuk i sjell fitore LDK’së e as nuk e fiton betejën e as zgjedhjet”, ka kshkruar Syla.

 

Reagimi i Sylës:

Smujta ma shkurt. Vlen për miqtë ne LDK dhe PDK. Për fajet e PDK’së dhe Gabimet e LDK’së.
Një pjese të LDK’së ma shumë po i vjen inati se ju ka dalë PDK përpara se sa që kanë dalë të tretit.
Kerkimi i fajtorit te PDK’ja për humbje dhe pakënaqësi të brendshme nuk është gjë tjetër përveç një politikë dëshpruese për votuesit që tashmë veç i kanë humbur, apo më saktë me thëbë që i kanë ikë LDK’së me Vjosa Osmanin dhe Gërrvallën dhe diskursin e keq politik të Isa Mustafës i cili ditën e shante e natën bënte koalicion me PDK’në dhe kështu e demoralizuan elektoratin tradicional të tyrin e më së shumti ata me njolla e vegza të ish sistemeve e regjimeve të kaluara nga kralevina serbe e deri te bashkëpuntorët e regjimit të Milosevicit.
***
Po, PDK i ka behanet e mangësitë e veta. Po, ka gabuar disa here me partnerë të koalicionit dhe një herë sidomos me LDK’në…por PDK, kurrsesi nuk mund të jetë fajtore e as karburant elektoral për LDK’në sepse këtë energji e ka inkasuar Pridnon e Vjosa Osmani, Bulliqi, Gërrvalla e madje edhe Peci. Andaj kopijimi i tyre apo klonimi i tyre nuk i sjell fitore LDK’së e as nuk e fiton betejën e as zgjedhjet.
Sa harxhohet energji duke e sha PDK’në, ma mirë kishte me qene me u drejtu pak autokritika ndaj sjelleve alla Vjosa e Bulliqizmave të tjerë brenda e jashtë LDK’së.
E këta 175 mijë votues të LDK’së kanë votuar për nje parti që i përfaqëson ma së pari dhe e cila ja u hjek Albin Kurtin nga Qeveria… nëse ky elektorat se ka këtë nevojë dhe brenda LDK’së nuk qenka e keqja VV me qeverisje apo degradim i lirisë, shtetit e jetës por ende qenka fajtore PDK ma mirë e kanë të dalin në Vetëvendosje krejt.
Kaq.

Related

Previous Post

Luka Misetic: Thaçit iu mor shumë jetë, ZPS u tregua e dobët

Next Post

Miliarderi i Heshtur i Ballkanit

Next Post
Miliarderi i Heshtur i Ballkanit

Miliarderi i Heshtur i Ballkanit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.