Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Syla: O ku jemi kanë e ku kemi ra, amerikanët sot as nuk folin me qeverinë e Kurtit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/09/2025
in Lajme
0
Syla: O ku jemi kanë e ku kemi ra, amerikanët sot as nuk folin me qeverinë e Kurtit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dëshmisë së gjatë të zotit James Rubin për lidhjet e Hashim Thaçit dhe UÇK-së me administratën e atëhershme amerikane, gazetari Valon Syla tha se Kosova ka rënë dramatakisht në një gjendje ku më amerikanët as nuk flasin me qeverinë e sotme.

Syla ndau një fotografi të Hashim Thaçit dhe James Rubin, ndërsa shprehu frustrimin e tij me gjendjen aktuale të Kosovës, duke thënë: “O ku jemi kanë e ku kemi ra.”

Gazetari tërhoqi paralele duke thënë se ndërsa ish-zyrtarë të administratës amerikane shkojnë në Hagë për të dëshmuar në mbrojtje të UÇK-së, me qeverinë e Kosovës sot SHBA-ja as nuk flet.

 

“Ndërprejnë bashkëpunim me Qeverinë e tij, që as flamurat e shteteve s’i njohin se le mo njerëzit e Shtetit më të fortë e më mik të Kosovës”, shkroi Syla në Facebook.

Po ashtu, Syla pati ca fjalë edhe për disa eksponentë të klasës në pushtet që filluan menjëherë të tallen me Hashim Thaçin, pasi Rubin tha se ai nuk e kontrollonte UÇK-në në tërësi.

 

“Ju jeni të çmendur nga inati, edhe shpresoj se e kuptoni që Hashim Thaçi s’ka shitë farmerka qysh kanë qef me fol çiftat e Vjosës e Pecit, por ka ndjellë miqësi me ma të fortit e asaj kohe për ne, për Kosovên…”, tha më tej Syla.

Dëshmia e Rubin gjatë së hënës hodhi dritë mbi bashkëpunimin e fortë të Thaçit me administratën amerikane, si dhe për rolin e tij në drejtimin e UÇK-së kah Perëndimi.

Related

Previous Post

Trump shpall marrëveshjen që shpëtoi TikTok-un në SHBA: “Të rinjtë tanë do të jenë shumë të lumtur”

Next Post

FBI: ADN-ja në armën me të cilën u vra Charlie Kirk përputhet me të dyshuarin e arrestuar

Next Post
FBI: ADN-ja në armën me të cilën u vra Charlie Kirk përputhet me të dyshuarin e arrestuar

FBI: ADN-ja në armën me të cilën u vra Charlie Kirk përputhet me të dyshuarin e arrestuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.