Në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 4, vëmendja e publikut është zhvendosur së fundmi te dinamika mes Klodit dhe Lundrimit, të cilët po shihen gjithnjë e më shpesh pranë njëri-tjetrit. Momente të qeta, biseda të gjata dhe shikime të zgjatura po i shtyjnë ndjekësit të dyshojnë se mes tyre po lind diçka më shumë se një miqësi e zakonshme.
Situata u ndez edhe më shumë kur Lundrimi iu drejtua Klodit me fjalët:
“Sytë kurrë nuk rrejn.”
Një frazë e shkurtër, por e mjaftueshme për të hapur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë. Klodi u pa duke buzëqeshur në mënyrë të përmbajtur, çka vetëm sa shtoi më shumë dyshimet rreth natyrës së marrëdhënies së tyre./Qendra.Info

