Sipas Tahiri kjo mbështetje e Kurtit nuk e ndihmon Pecin që ti fitoj zgjedhjet, ndërsa tha se ai garën e bën vetë,
“Albin Kurti ka efektin e tij, por në nivel lokal gara nuk është me Albin Kurtin, sepse ai është kryeministër në nivel qendror. Ne garojmë me Faton Pecin në nivel lokal për qytetin e Mitrovicës… jo, nuk jemi në garë me Albin Kurtin, ai është në nivel qendror, ne jemi në nivel lokal. Janë dy nivele tërësisht të ndara, edhe praktikat e kaluara e kanë treguar se nuk interferojnë e lidhen, dhe nuk është që e shoh sfidë e kompleksiteteve këtë pjesë. Unë garën e bëj vet me qytetarët e Mitrovicës, jam çdoherë vetëm, jam me qytetarët pranë tyre, mbështetjen më ma kanë dhënë qytetarët e Mitrovicës”, tha ai në Click në RTV21
Ndërkaq, Albin Kurti në këto zgjedhje e ka përkrahur mjaft shumë Faton Pecin, ku vetëm në fushatën e tij ka marrrë pjesë pesë herë, ndërsa të shtunën është hera e gjashtë që do të marrë pjesë në fushatën përmbyllsë të Pecit. /gazetametro.net