Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Takim në Tiranë për Luginën e Preshevës, diskutohet edhe bllokimi i fondeve nga Serbia

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/01/2026
in Lajme
0
Takim në Tiranë për Luginën e Preshevës, diskutohet edhe bllokimi i fondeve nga Serbia
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë – Për të diskutuar pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një delegacion nga Lugina u prit sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë nga ministrja znj. Elisa Spiropali.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Enkel Rexhepi, i cili përmes një statusi publik njoftoi se gjatë takimit u diskutuan të gjitha çështjet kyçe që lidhen me të drejtat dhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe nevoja për një qasje të përbashkët, programatike dhe sistematike për zgjidhjen e tyre.

Sipas Rexhepit, temat e diskutuara përfshinin pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, përjashtimin e shqiptarëve nga jeta institucionale, si dhe vazhdimin e mohimit të së drejtës për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare.

Takimi vjen vetëm disa orë pasi qendra.info raportoi për bllokimin e fondeve të Republikës së Shqipërisë, të dedikuara për shqiptarët në Serbi, nga ana e Bankës Popullore të Serbisë – një çështje që ka ngritur shqetësime serioze dhe që lidhet drejtpërdrejt me pamundësinë e realizimit të projekteve dhe mbështetjes institucionale për komunitetin shqiptar në Luginë.

https://www.qendra.info/skandal-diplomatik-serbia-bllokon-fondet-e-shqiperise-per-shqiptaret-e-lugines-se-presheves/

Rexhepi ka falënderuar ministren Spiropali për, siç u shpreh ai, “mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”, duke falënderuar gjithashtu Ambasadën e Shqipërisë në Beograd për koordinimin e vazhdueshëm në adresimin e këtyre çështjeve.

“Në fund, më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë do të thotë më shumë shpresë për shqiptarët e Luginës. Bashkë jemi më të fortë”, ka përfunduar Rexhepi./Qendra.Info

Related

Previous Post

OBJEKTET SAKRALE SI DËSHMITARE TË HISTORISË MULTIKONFESIONALE TË VRANJËS ME RETHINË

Next Post

E enjtja me diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E enjtja me diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.