Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tash e dy vjet laboratori i analizave në IML jashtë funksionit: Albulena Haxhiu nuk arriti ta renovojë objektin, anipse ndau 520 mijë euro

Valon Arifi by Valon Arifi
10/07/2025
in Lajme
0
Tash e dy vjet laboratori i analizave në IML jashtë funksionit: Albulena Haxhiu nuk arriti ta renovojë objektin, anipse ndau 520 mijë euro
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gati dy vjet kanë kaluar që nga djegia e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Megjithëse punimet për renovim nisën me një vit vonesë, objekti i këtij instituti vazhdon të mbetet i mbyllur për punë. Ministria e Drejtësisë, në krye me Albulena Haxhiun kishe ndarë 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, raporton Periskopi.

Edhe pas dy vjetëve, dyert e këtij institucioni mbetin ende të mbyllura, derisa analizat laboratorike po zhvillohen në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut.

Ky objekt në vitin 2023, u përfshi nga zjarri dy herë, ndërkohë që në vitin 2022 aty ishin zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga Laboratori i Toksikologjisë.

Haxhiu përmes një konference urgjente për shtyp kishte deklaruar se mostrat e ish-aktivistit së LVV-së, Astrit Dehari, janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ajo kishte deklaruar se vetëm 3 persona kanë qasje në zonën IML ku janë marrë mostrat.

“Mbajtëset e tubave përmbanin 15 tuba gjaku, 1 tub urine dhe 1 tub stomaku. Nga këto, dy tuba iu dorëzuan institutit zviceran dhe një policisë për analizë të ADN-së. Aktualisht, sipas informacionit, mungojnë 12 tuba gjaku, 1 tub urine dhe 1 tub stomaku. Vetëm 3 persona kanë qasje në vendin ku ruhen tubat, kështu që vetëm 3 persona kanë çelësa për vendin ku ruhen mostrat”, tha Haxhiu.

Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML), përmes një reagimi, ka bërë të ditur se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësiren e Laboratoreve.

Siç thuhet në njoftim, menjëhere pas përfundimit të këtij procesi në shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara.

IML-ja po ashtu ka sqaruar se duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë ​​tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur.

“Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftim.

Problematika të shumta e kishin përfshirë këtë Institut gjatë viteve të fundit. Ky objekt në vitin 2023, u përfshi nga zjarri dy herë, ndërkohë që në vitin 2022 aty ishin zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga Laboratori i Toksikologjisë./Periskopi/

Related

Previous Post

Ky është fruti që pastron enët e gjakut nga yndyra!

Next Post

“The Line” në krizë: Megaqyteti futurist i Arabisë Saudite përballet me vonesa dhe sfida financiare

Next Post
“The Line” në krizë: Megaqyteti futurist i Arabisë Saudite përballet me vonesa dhe sfida financiare

“The Line” në krizë: Megaqyteti futurist i Arabisë Saudite përballet me vonesa dhe sfida financiare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.