Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e statistikave lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, deri në orën 11:00 në mbarë vendin kanë votuar gjithsej 160 mijë e 855 qytetarë, nga 1 milion e 999 mijë e 204 persona me të drejtë vote.
Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa KQZ pritet të publikojë përditësime të reja gjatë ditës../Qendra.INFO

