Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka persona të lëndaur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Paparacin se hetuesit policior kanë nisur hetim dhe janë duke u marrë me rastin.
“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.