Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Të rinjtë në rrezik për shëndetin e zemrës nga koha e tepërt para ekranit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/08/2025
in Shëndeti
0
Të rinjtë në rrezik për shëndetin e zemrës nga koha e tepërt para ekranit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fëmijët dhe adoleshentët që kalojnë shumë kohë para ekraneve – qoftë duke luajtur videolojëra, duke parë televizor apo duke shfletuar rrjetet sociale – përballen me rreziqe të shtuar për shëndetin e zemrës në të ardhmen, paralajmëron një studim i ri ndërkombëtar.

Studiuesit analizuan të dhëna nga mbi 1,000 pjesëmarrës në dy studime daneze dhe zbuluan se çdo orë shtesë e kaluar para ekranit lidhej me përkeqësim të faktorëve kardiometabolikë si: rritje e presionit të gjakut, nivele më të larta kolesteroli dhe sheqeri në gjak, si dhe rritje të madhësisë së belit.

“Kur koha para ekranit arrin në tre, pesë apo edhe gjashtë orë në ditë, ndikimi bëhet i ndjeshëm për shëndetin publik,” tha autori kryesor i studimit, David Horner. Ai theksoi se këto ndryshime mund të ndikojnë që në fëmijëri dhe të shtrihen në moshën madhore.

Gjumi rezultoi faktor ndërmjetësues në këtë lidhje: fëmijët që flinin më pak ose më vonë, kishin rrezik më të lartë edhe kur koha para ekranit ishte e njëjtë me të tjerët. Sipas studimit, rreth 12% e lidhjes mes ekranit dhe rrezikut shëndetësor shpjegohej nga gjumi i pamjaftueshëm.

Një risi e studimit ishte përdorimi i inteligjencës artificiale, e cila identifikoi “gjurmë të kohës para ekranit” në gjakun e fëmijëve – shënjues biologjikë që lidhen me sjelljet digjitale dhe rreziqet e mundshme për zemrën.

Edhe pse studimi nuk provon shkak-pasojë direkte, rezultatet e tij janë një sinjal i qartë se kohëzgjatja e ekspozimit ndaj ekraneve mund të ketë ndikime serioze afatgjata për shëndetin kardiovaskular të brezit të ri.

Related

Previous Post

Hasani: Vetëm VV-ja dhe Lista Serbe nuk kanë bërë thirrje për protestë, kjo është e tmerrshme

Next Post

Flamuri i UÇK-së shpaloset në Hagë – Mesazh i fuqishëm në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale

Next Post
Flamuri i UÇK-së shpaloset në Hagë – Mesazh i fuqishëm në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale

Flamuri i UÇK-së shpaloset në Hagë – Mesazh i fuqishëm në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.