Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Të shtëna me armë në Komoran/ Policia: Nuk ka të lënduar dhe rasti nuk lidhet me zgjedhjet

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/10/2025
in Lajme
0
Të shtëna me armë në Komoran/ Policia: Nuk ka të lënduar dhe rasti nuk lidhet me zgjedhjet
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

12 tetor 2025, – Të shtëna me armë janë raportuar sot pasdite para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.

Sipas burimeve të IndeksOnline, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Një dëshmitar ka treguar se incidenti nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por ka qenë pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet dy të rinjve, të cilët fillimisht janë përfshirë në një përleshje fizike, e më pas njëri prej tyre ka shtënë katër herë me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për IndeksOnline:

“Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka konstatuar dëmtim prone (veturë). Dy persona të përfshirë janë shoqëruar në stacion policor. Aktualisht po punojmë për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve. Bazuar në të dhënat e deritanishme, incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.”

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht motivimin dhe rrethanat e ngjarjes.

Related

Previous Post

Skandal në Graçanicë: Në qendrën e votimit shfaqet harta ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë

Next Post

Garë e fortë në Prishtinë: Deri tani kanë votuar mbi 66 mijë qytetarë

Next Post
Garë e fortë në Prishtinë: Deri tani kanë votuar mbi 66 mijë qytetarë

Garë e fortë në Prishtinë: Deri tani kanë votuar mbi 66 mijë qytetarë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.