Komoran, 12 tetor 2025 – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.
Sipas burimeve të KosovaPress, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.
Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka mohuar se incidenti ka lidhje me procesin zgjedhor. Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet dy të rinjve, të cilët fillimisht janë përfshirë në një konflikt fizik, e më pas njëri prej tyre ka shtënë katër herë me armë zjarri.
Media Teve1.info ka konfirmuar se ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve zyrtare lidhur me rastin.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.