Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Temperaturat e larta shkaktojnë dhjetëra zjarre në Prishtinë, apelohet për kujdes

Valon Arifi by Valon Arifi
05/07/2025
in Lajme
0
Temperaturat e larta shkaktojnë dhjetëra zjarre në Prishtinë, apelohet për kujdes
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në temperaturat e larta.

Në njoftim thuhet se vetëm katër ditëve të para të muajit Korrik 2025 (01.07 – 04.07 deri në ora 19:00), Brigada Profesionale e Zjarrfikësve të Kryeqytetit ka intervenuar në 73 raste emergjente, përfshirë: 8 zjarre, në objekte, 32 zjarre në bar të thatë, 9 zjarre në male dhe shkurre, 3 zjarre në ara me grurë, 4 zjarre në mbeturina, 3 zjarre nga pajisje elektrike, 2 zjarre veturash, 5 intervenime teknike dhe 7 shërbime të tjera.

Më tej, bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme (04.07.2025), janë trajtuar 19 raste, ndër to 13 zjarre në bar të thatë dhe 2 në zona malore, duke dëshmuar rrezikshmërinë e shtuar gjatë valës së të nxehtit.

“Ky angazhim i jashtëzakonshëm pasqyron profesionalizmin, përkushtimin dhe vetmohimin e pjesëtarëve të Brigadës sonë, të cilët, me rrezik për jetën, mbrojnë qytetin dhe qytetarët çdo ditë”.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit të mos ndezin zjarre.

“Lutemi mos ndizni zjarre në natyrë, mos i hidhni cigaret në bar të thatë, dhe tregoni kujdes të shtuar në këtë periudhë me temperatura të larta! Veprimet e pakujdesshme rrezikojnë jetën, pasurinë dhe natyrën tonë të përbashkët. Parandalimi është përgjegjësi e përbashkët. Bashkë për një Kryeqytet më të sigurt”.

Related

Previous Post

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Next Post

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

Next Post
Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.