Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Balla akuzon Berishën për bashkëpunim me Millosheviçin kundër Kosovës

26/06/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Balla akuzon Berishën për bashkëpunim me Millosheviçin kundër Kosovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u përfshi në një debat me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte në seancën plenare.

Balla ka akuzuar Berishën se ka bashkëpunuar me Sllobodan Millosheviçin për ta furnizuar me naftë makinerinë e tij ushtarake kundër Kosovës.

“Që nga 1997, ti je një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha ndaj këtij vendi. Ke bashkëpunuar me Millosheviçin për ta furnizuar me naftë makinerinë e tij ushtarake kundra Kosovës”, deklaroi Balla.

Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk ka asnjë surprizë në qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij përsëriten prej vitesh, pa asnjë fakt konkret.

“Nuk kam asnjë surprizë. As unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje lart, as publiku që ndjek këtë seancë. Sepse gjithçka që dëgjojmë është një përsëritje prej shumë vitesh. Para zgjedhjeve ua kemi thënë që do vini përsëri me të njëjtin refren: ‘U vodh vullneti i shqiptarëve, u manipulua’,” tha ai.

Ministri theksoi se ende po bëhen shpenzime nga buxheti i shtetit për rinumërime.

“Edhe pse po bëhet një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, për shkak të dakordësisë që kemi pasur bashkë prej 2012-s, mund të ndodhë rinumërimi. Po harxhohen para nga buxheti i shtetit, deri tani 200 milionë lekë e kusur. Të shpresojmë si ogur i mirë që në shtator të përcaktojmë qartazi edhe adresimin e ndoshta një prej rekomandimeve më kryesore të raportit të OSBE/ODIHR-it – të depolitizojmë komisionerët.”, u shpreh Balla.

Duke komentuar qëndrimet e përsëritura të opozitës për “vjedhje votash”, Balla shtroi pyetjen:

“Si ka mundësi që ndodh gjithnjë e njëjta gjë? Edhe në 2017, edhe në 2021 doli Luli. Në 2025, tani po kuptojmë që Luli s’i paska pasur nga vetja…”

Ministri solli në vëmendje edhe përvojën e tij personale me dhunën politike në të shkuarën:

“Kam qenë në selinë e PS-së në Librazhd kur e rrahën kreun e PS-së. Kështu trajtohej opozita.”

Më tej, Balla akuzoi Sali Berishën për histori të errëta që nga vitet ’90, duke përmendur edhe marrëdhënien e tij me Millosheviçin:

“Që nga 1997, ti je një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha ndaj këtij vendi. Nga bashkëpunimi me Slobodan Millosheviçin për ta furnizuar me naftë makinerinë e tij ushtarake… Citoj Thaçin që tha: marrëveshje Berisha–Millosheviç, solli Arkanin në Shqipëri. Apo edhe akuzat për vrasjen e Ilir Konushevcit, ushtar i UÇK-së. Ka dëshmitarë, dy pilotë që thonë se ti u dhe urdhër për të bombarduar jugun”.

Ai kujtoi deklaratat fyese të Berishës ndaj figurave të ndryshme ndër vite:

“Mban mend ç’i ke thënë Ilir Metës këtu? Ngrije kokën, ngrije. Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën. U turre kundër drejtësisë. Mban mend ç’i ke thënë Maks Haxhisë, Arben Rakipit, Sollakut, Olsi Çelës, Altin Dumanit?”

Më tej, ai iu drejtua opozitës me thirrjen për të depozituar kallëzime zyrtare nëse kanë prova:

“Keni disa ditë që bëni konferenca për shtyp. Merrini dhe çojini në prokurori. Si ka mundësi që kanë mbaruar zgjedhjet dhe ju s’bëni një kallëzim? Se e dini shumë mirë që s’ka asgjë që qëndron.”

Në fund, ai ironizoi deklaratat për votën e diasporës dhe akuza të pabaza:

“Qershia mbi tortë ishte vota e diasporës. ‘Vendosën GPS te fleta e votimit’ – tha njëri këtu (Noka).”

Duke përmbyllur replikën e tij, Balla tha“Ju për ne jeni fat i madh. Por për Shqipërinë, jeni fat i zi.”

Ndërkaq, Berisha u shpreh se një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve sipas tij e detyron të rikujtoj se Balla është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga.

“Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani. Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…”, deklaroi Berisha./TopChannel

Related

Previous Post

Leverkuseni “blindon” Xhakën: Është shumë i rëndësishëm për ne

Next Post

KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR I SHËNDETSHËM GJATË VERËS

Next Post
KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR I SHËNDETSHËM GJATË VERËS

KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR I SHËNDETSHËM GJATË VERËS

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
A duhet ta lajmë mishin para gatimit, përgjigjja mund t’ju habisë

A duhet ta lajmë mishin para gatimit, përgjigjja mund t’ju habisë

14/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

26/06/2025
Korriku me temperatura ekstreme në Prishtinë, drejtoria për Siguri dhe Emergjenca bën thirrje për kujdes

Korriku me temperatura ekstreme në Prishtinë, drejtoria për Siguri dhe Emergjenca bën thirrje për kujdes

26/06/2025
Sëmundjet që parandalohen nga rrushi

Sëmundjet që parandalohen nga rrushi

26/06/2025
Të mirat shëndetësore që përfitohen nga uji me kripë

Të mirat shëndetësore që përfitohen nga uji me kripë

26/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

26/06/2025
Korriku me temperatura ekstreme në Prishtinë, drejtoria për Siguri dhe Emergjenca bën thirrje për kujdes

Korriku me temperatura ekstreme në Prishtinë, drejtoria për Siguri dhe Emergjenca bën thirrje për kujdes

26/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info