Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tetë seanca me disa minuta ‘punë’, deputetëve rrogat u dalin nesër

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herën e tetë me radhë sot, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë që nevojitet për zgjedhjen e kryetarit/es. Sidoqoftë, deputetët nuk është se do të pësojnë financiarisht, shkruan Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
29/04/2025
in Lajme
0
Tetë seanca me disa minuta ‘punë’, deputetëve rrogat u dalin nesër
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga data 15 prill e deri më sot, gjithsej tetë seanca janë mbajtur në Kuvend me qëllim konstituimin e tij. Fillimisht pati probleme në verifikimin e mandateve, por kjo u zgjidh të shtunën e 21 prillit.

Më pastaj, kur radha erdhi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Vetëvendosja si parti e parë e propozoi Albulena Haxhiun për këtë post.

Pas gjashtë votimeve dhe gjashtë dështimeve, pesë herë me 57 vota e sot me veç 54 sosh, nuk duket as afër zgjedhja e kryetarit, të paktën jo nëse kandidate është Albulena Haxhiu.

Megjithatë, siç rikujon Insituti Demokratik i Kosovës (KDI), rrogat e deputetëve dalin nesër.

“Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat”, shkruan KDI në Facebook.

Deputetët e Kosovës i kanë marrë mandatet e tyre dhe tash janë ‘komodë’. Nuk ka kurrfarë afati ligjor ose kushtetues që përcakton ndonjë kufizim në tentativat për zgjedhjen e kryetarit, me kusht që seanca të mos ndërpritet për më shumë se 48 orë./gazetametro.net

Related

Previous Post

“Zgjedhjet e reja duhet të jenë zgjidhja e fundit”, Rashiti tregon 7 opsionet për dalje nga ngërçi

Next Post

Kurti me plis në kokë te kulla e Isa Boletinit pas dështimit të gjashtë në Kuvend

Next Post
Kurti me plis në kokë te kulla e Isa Boletinit pas dështimit të gjashtë në Kuvend

Kurti me plis në kokë te kulla e Isa Boletinit pas dështimit të gjashtë në Kuvend

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.