Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tetova: Një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e mitur

Valon Arifi by Valon Arifi
10/08/2025
in Lajme
0
Tetova: Një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e mitur
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një i vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i gjuajtjes më armë zjarr, që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Në mesin e të lënduarve është edhe një vajzë e mitur, dhe një kalimtar i rastit.

“Në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur”, thonë nga MPB.
Nga policia më tej theksojnë se nga informatat e marra nga qytetarët dhe dëshmitarët okularë në vendngjarje, është marrë informacion se automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit” thonë nga MPB.
Për ngjarjen është formuar një ekip i cili drejtohet nga prokurori publik kujdestar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë dhe një ekip inspektues nga SPB-Tetovë.
“Në momentin e inspektimit, në Spitalin Klinik-Tetovë janë transferuar tre persona me lëndime nga të cilët një vajzë e mitur nga Tetova me plagë nga arma e zjarrit, e cila është mbajtur nën vëzhgim. Ndërsa dy persona të tjerë, O.O.(34) dhe R.T. me plagë nga arma e zjarrit, si raste urgjente janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup”, thonë nga MPB.
Në shkëmbim zjarri nga automjetet është lënduar edhe një këmbësor A.S.(60) nga Tetova, i cili ishte kalimtar i rastit dhe është transferuar në klinikat e Shkupit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Related

Previous Post

Një tjetër ngjarje tragjike pas asaj të Gjilanit – Vrasje dhe plagosje në Tetovë mes familjeve rivale

Next Post

Gjilani i tronditur nga ngjarjet e rënda – Haziri: Nga qytet i paqes në kronikë të zezë

Next Post
Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan

Gjilani i tronditur nga ngjarjet e rënda – Haziri: Nga qytet i paqes në kronikë të zezë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.