Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Thahet Peja: VV rehatoi mbi 30 aktivistë e zyrtarë në Ujësjellësin e Pejës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
Thahet Peja: VV rehatoi mbi 30 aktivistë e zyrtarë në Ujësjellësin e Pejës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Pejë po raportohet për punësime masive të aktivistëve dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjen publike “Hidrodrini”. Vetëm gjatë vitit 2023, mbi 30 persona të lidhur me këtë parti, përfshirë edhe familjarë të tyre, janë sistemuar në pozita të ndryshme – nga financat e deri te mirëmbajtja.

Një nga emrat kryesorë është Besnik Zeqiri, Sekretar i Degës së Vetëvendosjes në Pejë dhe kandidat për asamblist në zgjedhjet e 12 tetorit, i cili më 3 korrik 2023 u emërua zyrtar kryesor financiar i Ujësjellësit.

Pas tij, më 11 janar 2024, në këtë ndërmarrje u punësua si mikrobiolog Shpat Taraku, gjithashtu nga Vetëvendosje. Në laborator u sistemua edhe Nita Lleshi, e cila mori pozitën më 6 nëntor 2023.

Dita më e madhe e punësimeve rezultoi të ishte 1 gushti 2023, kur u pranuan tetë aktivistë të VV-së në një ditë të vetme, shumica si inkasantë. Në mesin e tyre ishte Ahmet Sinanaj, aktivist i vjetër nga Deçani, ndërsa bashkëpartiaku i tij Enver Gashi filloi punën dy javë më vonë, më 15 gusht 2023.

Raportimet tregojnë se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një praktike më të gjerë të punësimeve partiake në ndërmarrjet publike./Klan.

Related

Previous Post

Vrasje me thikë në Durrës, policia në kërkim të autorit

Next Post

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

Next Post
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.