Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Thirrini mendjes, populli nuk ua falë…” | Katër ditë pasi kërcënoi opozitën

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/03/2026
in Lajme
0
“Thirrini mendjes, populli nuk ua falë…” | Katër ditë pasi kërcënoi opozitën
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President.

Gazeta Express merr vesh se emri i tij po shqyrtohet nga partia e kryeministrit Albin Kurti, në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit, që përfundon nesër në mesnatë.

Djali i veprimtarit dhe intelektualit të zhdukur, Ukshin Hoti sapo është bërë ministër në Qeverinë Kurti 3. Më herët ka qenë kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Glauk Konjufca, emri i përmendur dje si opsioni të cilin LVV ka zgjedhur ta propozojë për President, nuk ka pranuar që të përfshihet në një proces pa konsensus mes partive politike dhe ende pa asnjë marrëveshje për kandidatin.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do ta mbajë një mbledhje në orën 13:00, ku do të diskutohet për çështjen e Presidentit.

Ditë më parë ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, ka thënë se nuk mendon se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja për shkak të presidentit.

Ai ka kërkuar reflektim nga dy partitë më të mëdha opozitare.

Në një intervistë në Tëvë1, ai ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja duhet t`i thërrasin mendjes.

“Besoj se duhet të ketë një thirrje mendjes të spektrit politik që të tejkalojnë këtë problem të panevojshëm. Janë dy subjekte politike të mëdha që kanë ndikim në këtë pikë që duhet t’i thirrin mendjes. Nuk besoj që ua fal populli nëse shkojmë në zgjedhje edhe një herë”, ka thënë Hoti

Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, duke dhënë një prononcim për takimin mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështje të presidentit, tha se si parti “do të bëjmë gjithçka” për të mos shkuar në zgjedhje të reja.

“Takimet janë intensive me të gjitha palët. Natyrisht zoti Abdixhiku është kryetar i një partie me 15 deputetë andaj diskutimet janë të vazhdueshme me të gjitha palët, që do të mund të kontribuonin për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ajo

Nagavci po ashtu shtoi se “do të bëjnë gjithçka brenda kompetencave për të shmangur edhe një palë zgjedhje”.

Related

Previous Post

Real Madridi po përgatit tri transferime nga Tottenhami

Next Post

Artan Behrami godet Kurtin: Pasi i keqpërdori të gjithë, edhe familjen Jashari-cila familje e ka radhën?

Next Post
Artan Behrami godet Kurtin: Pasi i keqpërdori të gjithë, edhe familjen Jashari-cila familje e ka radhën?

Artan Behrami godet Kurtin: Pasi i keqpërdori të gjithë, edhe familjen Jashari-cila familje e ka radhën?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.