Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Thirrje telefonike apo mesazh”, si e evakuoi parlamentin alarmi i rremë për bombë?

05/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
“Thirrje telefonike apo mesazh”, si e evakuoi parlamentin alarmi i rremë për bombë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tentimi i 42-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili ishte paraparë të niste të shtunën nga ora 11:00, nuk filloi fare.

Kjo pasi Kuvendi u kërcënua përmes një mesazhi, se në objekt ndodhej bombë.

E deputetët e zgjedhur të parlamentit u evakuuan brenda pak minutave, duke u shkaktuar kështu një “panik”, megjithëse disa nga të zgjedhurit e popullit, nuk u alarmuan fare.

Sakaq, rastin për redaksinë e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se kërcënimi erdhi përmes një mesazhi.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, tha Kelani.

Ndryshe nga Kelani u deklarua sekretari i Kuvendit, Arben Loshi. Ai u shpreh se dikush ka thirrur në gjuhën angleze ku ka thënë se një bombë do të shpërthejë për 10 minuta në Kuvend.

“Policia, njësitet e veçanta janë duke bërë veprimet e tyre policore, ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së Kuvendit, së paku 50 metra largësi, sipas rekomandimeve policore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë policia për t’i liruar hapësirat, ndërsa njoftimet e tjera policia i ka, ne nuk i kemi të dhënat. Sipas njoftimit që është dhënë policia, ku është kërkuar evakuimi i menjëhershëm për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirrur dhe ka thënë se një bombë është vendosur në Kuvendin e Kosovës dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutash”, kishte deklaruar Loshi para medieve, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Shumë shpejt në vendin e ngjarjes mbërriti edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Disa orë pas lajmit për kërcënim në Kuvend, Gashi doli me një njoftim, ku sipas tij alarmi për bombë ishte i rrejshëm.

“Të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën e vet dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes”.

“Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne mendojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, ishte shprehur ai.

Ndryshe, seanca e 42-të konstituive do të vazhdojë punimet sonte me fillim nga ora 20:00./Periskopi/

Related

Previous Post

Presidentja Osmani pret deputetët britanikë në takim zyrtar – Diskutohet thellimi i partneritetit Kosovë–Mbretëri e Bashkuar

Next Post

Gaza në zjarr: Të paktën 56 të vdekur nga sulmet izraelite, mes tyre fëmijë dhe civilë që prisnin ndihma

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

05/07/2025
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

05/07/2025
Para seancës, shtohen policët dhe kontrolli përreth objektit të Kuvendit

Para seancës, shtohen policët dhe kontrolli përreth objektit të Kuvendit

05/07/2025
“Shqipëria, portë e Ballkanit për SHBA”/ Bushati: Marco Rubio do të vijë në Tiranë

“Shqipëria, portë e Ballkanit për SHBA”/ Bushati: Marco Rubio do të vijë në Tiranë

05/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

05/07/2025
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

05/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info