Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“T’i japësh platformë propagandës serbe është gabim fatal” – Vudi Xhymshiti shpërthen ndaj redaktorit të T7 pas paraqitjes në Ora News

Prishtinë, 12 Shtator 2025 – Gazetari dhe fotoreporteri i njohur, Vudi Xhymshiti, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas paraqitjes së redaktorit të T7, Shkodran Hoti, në një emision të Ora News, ku ky i fundit komentoi situatën politike aktuale në Kosovë.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/09/2025
in Lajme
0
“T’i japësh platformë propagandës serbe është gabim fatal” – Vudi Xhymshiti shpërthen ndaj redaktorit të T7 pas paraqitjes në Ora News
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një postim të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivoke, Xhymshiti e ka cilësuar Hotin si pjesë të rrjetit propagandistik pro-serb në Kosovë, duke e akuzuar për përhapje të narrativave që synojnë destabilizimin e vendit dhe përpjekje për t’i thyer qytetarëve besimin tek shteti i tyre.

“Personi që flet në këtë segment televiziv është pjesë e rrjetit propagandistik pro-serb në Kosovë, i cili prej vitesh punon për ta destabilizuar vendin dhe për t’ua thyer besimin qytetarëve tek shteti i tyre,” – ka shkruar Xhymshiti në reagimin e tij.

Sipas tij, opozita aktuale – që përfshin partitë që kanë qenë në pushtet për dy dekada – është e bashkuar në një përpjekje të qëllimshme për të bllokuar institucionet dhe për të bashkëpunuar hapur me Listën Serbe, të cilën ai e cilëson si një formacion që ka ndërmarrë veprime paraushtarake kundër shtetit të Kosovës.

“Kur kontrolli përmes opozitës dhe komandantëve dështoi, Serbia kaloi në sulme të hapura në veri,” shkruan ai, duke përmendur agresionin në Banjë në shtator të vitit 2023 si pikën kulmore të këtij konfrontimi.

Gazetari akuzon gjithashtu disa media dhe gazetarë në Kosovë për bashkëpunim të heshtur me këto narrativa, duke e cilësuar përhapjen e tyre si “helm për shoqërinë tonë”, që synon të relativizojë fajin dhe të zhvendosë përgjegjësinë nga Serbia tek Kosova.

“T’u japësh platformë këtyre njerëzve është gabim fatal. Ata janë helm për shoqërinë tonë. Është njësoj sikur të lejoje një veteriner të trajtonte një njeri të sëmurë – e papranueshme, e rrezikshme dhe e dëmshme,” përfundon reagimin e tij Vudi Xhymshiti.

Për momentin, redaktori i T7, Shkodran Hoti, nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të gazetarit.

Related

Previous Post

Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës – Historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

Next Post

Zyra e BE-së: Të mos ndërhyhet e sulmohet Kushtetuesja, zgjidhja e bllokadës të mbështetet në karakterin shumë-etnik të Kosovës

Next Post
Zyra e BE-së: Të mos ndërhyhet e sulmohet Kushtetuesja, zgjidhja e bllokadës të mbështetet në karakterin shumë-etnik të Kosovës

Zyra e BE-së: Të mos ndërhyhet e sulmohet Kushtetuesja, zgjidhja e bllokadës të mbështetet në karakterin shumë-etnik të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.