Atmosferë e jashtëzakonshme sot në Tiranë, ku qindra tifozë anglezë kanë mbërritur për sfidën e fundit të eleminatoreve mes Shqipërisë dhe Anglisë. Kryeqyteti është shndërruar në një festë të vërtetë, ndërsa tifozët britanikë po shijojnë birra, diellin e ngrohtë të nëntorit dhe humorin karakteristik që i shoqëron gjithmonë.
Me ekipin e tyre tashmë të kualifikuar dhe kuqezinjtë në garë për playoff, atmosfera është e mbushur me optimizëm dhe respekt mes tifozëve. Sheshet kryesore të Tiranës janë mbushur me këngë, foto, flamuj dhe momente gëzimi, duke sjellë një pamje tipike festive futbolli.
Ndeshja Shqipëri–Angli pritet të jetë një sfidë emocionuese, ndërsa kryeqyteti po përjeton një ditë të veçantë mikpritjeje dhe sporti.

