Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lifestyle

Tmerri i Hollywood: Gjyqtari lejon prova të reja për trafikim seksual në rastin e Diddy

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs ka pësuar një humbje të pjesshme në seancat paraprake të gjyqit ndaj tij, ndërsa afrohet data e nisjes së procesit më 5 maj. Gjykata federale në SHBA vendosi të lejojë prova të reja në lidhje me trafikimin seksual, pavarësisht kundërshtimeve të avokatëve të tij.

Valon Arifi by Valon Arifi
29/04/2025
in Lifestyle
0
Tmerri i Hollywood: Gjyqtari lejon prova të reja për trafikim seksual në rastin e Diddy
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Combs akuzohet për trafikim seksual, shantazh dhe transportim për qëllime prostitucioni, akuza këto të ngritura në shtator të vitit 2024. Gjyqi pritet të nisë me përzgjedhjen e jurisë më 5 maj.

Sipas dokumenteve gjyqësore, gjyqtari Arun Subramanian pranoi që në gjyq të përfshihen prova të reja që lidhen me akte të dyshuara seksuale të organizuara, të quajtura nga prokurorët si “akte të çmendura”, ku viktimat janë detyruar të përfshihen me persona të tjerë kundër dëshirës së tyre. Megjithatë, gjyqtari refuzoi një pjesë tjetër të provave, konkretisht ato që lidhen me pretendimet për punë të detyruar ndaj njërit prej punonjësve të Combs.

Avokatët e artistit reaguan ashpër, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të njëanshëm. Ata theksuan se prokurorët kanë shtuar teori të reja ligjore dhe dëshmi të reja në momentet e fundit, duke mos i lënë kohë të mjaftueshme mbrojtjes për të reaguar dhe përgatitur provat.

“Është e pamundur të hetojmë dhe të përgjigjemi ndaj këtyre akuzave të reja në vetëm dy javë”, thuhet në deklaratën e ekipit ligjor të Diddy-t.

Nga ana tjetër, prokurorët hodhën poshtë këto pretendime, duke i quajtur përpjekjet e mbrojtjes si një “strategji pretekstuale për të bllokuar prova të rëndësishme”.

Sean Combs ndodhet aktualisht në paraburgim në Qendrën Metropolitan në Brooklyn, ndërsa pret nisjen e procesit gjyqësor që pritet të zgjasë disa javë dhe të tërheqë vëmendjen e gjerë të mediave ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Senatori republikan për Putinin: Jemi të gatshëm ta bëjmë vendin e tij ushqim për peshk

Next Post

Vitali Klitschko falënderon Abdixhikun për mbështetje ndaj Ukrainës, kreu i LDK-së i kërkon njohjen

Next Post
Vitali Klitschko falënderon Abdixhikun për mbështetje ndaj Ukrainës, kreu i LDK-së i kërkon njohjen

Vitali Klitschko falënderon Abdixhikun për mbështetje ndaj Ukrainës, kreu i LDK-së i kërkon njohjen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.