Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Topi te Gjykata Kushtetuese, pushteti e fillon presionin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/03/2026
in Lajme
0
Topi te Gjykata Kushtetuese, pushteti e fillon presionin
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy lëndë janë tashmë në Gjykatën Kushtetuese për trajtim.

E para është dorëzuar nga Albulena Haxhiu lidhur me deputetët që nuk morën pjesë në seancën për presidentin. Dhe e dyta, është kundërshtimi i VV-së për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, e cila e shpërndau Kuvendin.

Tashmë, nga një situatë politike, është kthyer në juridike, e ku Gjykata Kushtetuese pritet të ketë në dorë vendimet e mëdha.

Në të dyja rastet, pushteti ka kërkuar masa të përkohshme, dhe mbetet të shihet cilat do të jenë vendimet.

Megjithatë, përderisa Kushtetutesja ka nisur trajtimin, pushteti ka nisur presionin gjithashtu.

Është këshilltari i Albin Kurtit, Jeton Zulfaj, i cili tha se Gjykata Kushtetuese duhet t’ua obligojë deputetëve të marrin pjesë në seancë.

“Për ata që po thonë se mandati i deputetëve është i lirë. Sigurisht, POR gjykata nuk ka pyetur për këtë liri vitin që shkoi. Ka lëshuar urdhra që deputetët të jenë prezentë në seancë dhe të votojnë. Njëjtë duhet të veprojë edhe në këtë rast. Në fakt, nëse gjykata nuk e kthen vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit aty ku ka mbetur, duke i urdhëruar deputetët të jenë prezent në seancë dhe të votojnë “për”, “kundër” apo “abstenojnë”, në përputhje me vendimet e mëparshme të saj, atëherë vendimet e saj nuk do të ketë më peshë”, ka shkruar Zulfaj.

Pushteti i VV-së tash e sa vjet ka pasur luftë me institucionet e drejtësisë, gjithsesi edhe me Gjykatën Kushtetuese.

Kur vendimet e kësaj Gjykate ishin të mira e në favor të pushtetit, ata shpreheshin të lumtur. Kur ishin në kundërshtim me politikat e tyre, nisnin seri sulmesh e kritikash ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Kjo u vërejt edhe në deklarimet e Albin Kurtit, që për pak kohë, ndryshoi krejtësisht bindjet.

Ai ka thënë se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa e dhënë fjalën e saj Kushtetuesja për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

“Tash ndodhemi në një situatë ku unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë falen e vet Gjykata Kushtetuese, meqenëse se kemi mospajtime dhe kërkesë para këtyre. Ata kanë një materie, të cilën tash duhet ta trajtojnë . Deputetët që u zgjdhen për katër vjet, nuk i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuar nga mediat se me dekret u shpërnda Kuvendi”, është shprehur ai.

Kjo qasje e kryeministrit Albin Kurti është e ndryshme nga ajo çka kemi parë deri me tani.

Jo më larg se në shtatorin e viti të kaluar, ai shprehte mosbesim të skajshëm ndaj gjyqtarëve kushtetues.

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti kishte thënë se kjo gjykatë është një hije e opozitës ndaj VV-së.

“E dinë që ndodhte Gjykata Kushtetues, e cila po funksionin si një hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes. Meqë tash u zgjidh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetaret, gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës se Listës Serbe, paarsyeshëm besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të vegjetojnë deri më 30 shtator. Plot 25 ditë kot. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë i Shëndetësi, Arben Vitia, të lëshoj një vendim mjekësor që ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së renduar të tyre”, kishte thënë Kurti.

Më tej, ai e kishte vazhduar kritiken e tij, duke thënë se kjo gjykatë qëllimshëm i vonon disa lëndë.

Sipas tij, ajo funksionon më direktiva të opozitës.

“Ne donim frymë bashkëpunimi e konsultime konstruktive, e marrëveshje politike, ata orë e qastë vrap te Gjykata Kushtetuese. A e dini pse? Sepse 5 nga 7 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur në vitin e largët 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Liste Serbe. Pas vitit 2018 ne i fitojmë zgjedhjet për herë të parë në vitin 2019, pastaj i fitojmë zgjedhjet herën e dytë në vitin 2021, e i fitojmë zgjedhjet edhe sivjet herën e tretë, por ja që ata ngelen të njëjtit aty në gjykatë. Thua se është viti 2018. Ka ndërruar shumë përbërja e parlamentit prej atëherë, ka ndërruar shumë orientimi i qeverisë prej atëherë, e ata kanë ngelur të njëjtit aty si relikte të një trashëgime jo kulturore”, kishte thënë Kurti, duke e vazhduar kritiken ndaj tyre.

Related

Previous Post

Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

Next Post

Tahiri: Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”

Next Post
Tahiri: Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”

Tahiri: Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.