Tre fëmijë janë lënduar sonte në Zveçan, njëri prej tyre më rëndë, pasi ndodheshin në një karrocë me kuaj në momentin e incidentit, kanë konfirmuar burime nga Policia e Kosovës për Kontakt Plus.
Fëmija që ka pësuar lëndime më të rënda është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicën e Veriut. Sipas autoriteteve, ai nuk është në rrezik për jetën. Dy fëmijët e tjerë janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zveçan.
Të tre fëmijët janë nga rrethina e Zveçanit, bëjnë të ditur nga policia, duke shtuar se hetimet për rastin janë në vazhdim.
Një person është shoqëruar në stacionin policor për të dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.